Tuesday, March 5, 2013

My interview on Paloma Newspaper Albania












































Pse vendose te hapesh nje blog?
Ideja lindi një vit më parë, kur me një shoqen time italiane (shopalcoholic si unë) vendosëm të krijonim një Blog ku mund të flisnim për modën dhe tendencat më të fundit. Blogu konsiston në foto dhe opinione për sa i përket stilimeve të ndryshme dhe produkteve kozmetike vetjake të cilat i ndajmë me pëlqyesit e faqes tonë. Wshtë diçka e këndëshme pasi po përhapet gjithmonë e më shumë në brendësi të ëbsferës boterore. Vura re se kishim shumë ndjekës nga Shqipëria dhe ndjeva nevojën e hapjes së një faqeje në shqip për të qenë sa më pranë vajzave shqiptare. Kështu lindi najadastyle.blogspot.com!

Inspirohesh nga bloge e huaja?
Secili prej nesh mundohet të jetw sa më shumë origjinal, vetvetja e të mbajw një linjë të tijën, por nuk mohoj faktin që inspirimi vjen dhe nga mijëra blog-e online.

Ke komente negative? Si reagon ndaj tyre?
Nuk është e bukur çfarë është e bukur por çfare pëlqehet...Nëse janë kritika i vlerësoj edhe për faktin që ndjekësi më dedikon kohë, ndërsa fyerjet nuk i konsideroj.



Jashtetit fashion bloggers update-tojnë faqen e tyre ditë për ditë. Eshtë e vështirë për blogers-at tonë kjo gjë?
Të publikosh rregullisht çdo ditë do të thotë se blogu shndërrohet në një punë. Për mua "blogging" është hobby me tw cilin merrem në kohën e lirë, pa lënë mbas dore impegnimet e përditëshme

Çfare kombinimesh ben ti, qe te dallojne nga bloggerat e tjera?
Outfit-et që publikoj në faqen time janë veshje casual, të përditeshme duke u munduar të kombinoj ngjyra dhe materiale që shkojnë përkrah me tendencat e fundit.
Wshtë e vështirë që çdo herë të sjellësh diçka ndryshe, pa u përsëritur veshjet apo akoma nuk I kemi ato standarte?

Eshtë e vështirë që çdo herë të sjellësh diçka ndryshe, pa u përsëritur veshjet apo akoma nuk I kemi ato standarte?
Veshjet janë pjesë e garderobës time ndaj ndodh që diçka të përsëritet në outfite të ndryshme. Të vishesh bukur është pasion dhe kërkon njw fantazi të shfrenuar. Për vendin ku jetoj dhe mundësitë e zgjedhjeve që më jep, më ndihmon tw eci paralelisht me tendencat e çdo stine.

Per ty çfare eshte me e rendesishme ne blog, fotot, apo shkrimi? Si nis proçesi I realizimit te nje posti?
Gjithçka është spontane dhe nis si e tillë. Karikoj një foto dhe komentoj markën e çdo veshjeje, njësoj siç do të bëja me mikeshat e mia. Përshkruaj ku ështe blerë dhe pse jo dhe vendin ku është bërë fotoja, duke bërë lexuesen të ndjehet pjesë e këtij Blogu.



Blogun e ke hapur për të këshilluar lexuesit e tu mbi modën, apo për t’u inspiruar nga veshjet e tua?
Per mua blogu është një ditar, në të cilin me anë të fotove mundohen të ndajë me të tjerët çdo gjë që më duket interesante. Gjithashtu , pse jo dhe të jap ndonjë këshillë, apo thjesht mendimin tim personal mbi produkte kosmetike që përdor..

Pse lexuesit e Palomës duhet të të ndjekin në blog, çfarë ka blogu jot ndryshe nga të tjeret?
Jam koshiente që nuk prezantoj 100 % stilin e një vajze që jeton në Shqipëri, pasi çdo veshje e blej jashtë, duke qenw se jetoj nw Itali por me anë të këtij blogu mundohem tw sjell outfit-e lowcost të arritëshme nga çdo vajzë.


Ps: Kjo interviste eshte e publikuar gjithashtu  dhe ne blogun : unitedcoloursofaulona.blogspot.com

  Love 

Post Comment

No comments:

Post a Comment

Let's share opinions! Thank you for visiting my blog!